Kuleba: Lufta vazhdon edhe pas çlirimit të Khersonit

schedule10:01 - 12 Nëntor, 2022

schedule 10:01 - 12 Nëntor, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha sot se “lufta vazhdon” edhe pas suksesit të ushtrisë ukrainase në Kherson.

“Lufta vazhdon,” u tha Kuleba gazetarëve në Phnom Penh, gjatë një takimi me kryeministrin australian Anthony Albanese në margjinat e samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

“E kuptoj që të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt. Ne jemi sigurisht ata që e dëshirojmë më shumë se kushdo tjetër”, tha ai.

“Por ndërsa lufta vazhdon dhe ne po shohim Rusinë duke mobilizuar gjithnjë e më shumë trupa në Ukrainë, ne sigurisht që do të vazhdojmë të mbështetemi te ndihma juaj pa kushte,” tha Kuleba.

Kryeministri australian tha se “shënjestrimi i vazhdueshëm i civilëve ukrainas nga forcat e Vladimir Putinit duhet të dënohet patjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!