Pushues të shumtë në Vlorë, plazhistët të kënaqur me kushtet.
Kjo e shtunë me diell dhe temperatura të larta ka sjellë fluks peshuesish në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Deti është zgjidhja e të gjithëve në fundjavë.
Larg zhurmës dhe ngarkesës së përditshme. Pushues të shumtë ka pritur edhe Vlora këtë të shtunë. Trafiku i automjeteve ishte disa herë më i lartë se në ditët e zakonshme.
Plazhistët janë të kënaqur me kushtet që ofrohen në zonën e Ujit të ftohtë. Ata që argëtohen më shumë janë fëmijet./ABC News Albania 24/7