Agroturizmi, Klosi: Lehtësi fiskale për subjektet e certifikuara

schedule15:21 - 22 Qershor, 2019

schedule 15:21 - 22 Qershor, 2019

Çdo pikë agroturizmi e certifikuar do të përfitojë lehtësi fiskale nga qeveria. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të jetë 6% ndërsa tatim fitimi 5%. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e bëri të ditur ndërsa i dha certifikatën e agroturizmit në sipërmarrje private në Leskovik.

Synimi i qeverisë sipas ministrit Klosi është të nxisë zhvillimin e bizneseve që promovojnë turizmin, kulinarinë dhe mikpritjen aty ku ushtrojnë aktivitetin.

Gjatë vizitës në këtë zone, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Klosi vizitoi dhe panairin me produkte dhe gatime tradicionale./ABC News Albania 24/7