“Poker”, 17 të arrestuar në Tiranë, mbi 14 mijë euro të sekuestruara

schedule11:40 - 11 Nëntor, 2022

schedule 11:40 - 11 Nëntor, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar 17 persona në kuadër të operacionit policor të koduar “Poker.”

Dy prej tyre janë organizatorë të lojërave të paligjshme fatit.

Gjatë operacionit “Poker” është ushtruar kontroll në një lokal, në bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 17 shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati poker, me çipsa dhe letra bixhozi, dhe lojëra fati në makineta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celulare, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

U arrestuan

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç, K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!