Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm me thikë në Bruksel. Dy oficerët u dërguan në spital pasi u sulmuan pranë një stacioni hekurudhor të enjten në mbrëmje, sipas BBC.
Mediat lokale raportojnë se edhe autori i sulmit ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua në vendngjarje.
Motivi i sulmit ende nuk dihet.
Policia tha se një patrullë tjetër mbërriti në vendngjarje dhe “neutralizoi” sulmuesin; autori u qëllua në këmbë dhe në bark para se të dërgohej në spital.
/abcnews.al