Alibeaj për raportin e Europol: Faqen Shqipërisë nuk ja nxijnë akuzat

schedule14:17 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 14:17 - 9 Dhjetor, 2017

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga foltorja e selisë blu ka komentuar raportin më të fundit të agjencisë europiane për zbatimin e ligjit, EUROPOL mbi mënyrën si drograt mbajnë gjallë krimin e organizuar në Bashkimin Europian. Edhe këtë herë Shqipëria është identifikuar si burimi kryesor i eksportit të kanabisit në vendet e unionit.

Bëhet fjalë për raportin e agjencisë së kontrollit të zbatimit të ligjit në europë, EUROPOL dhe studimit të tij më të fundit në të cilën gjetjet, për demokratët, vijnë si jehonë e raporteve të mëparshme por pa asnjë hije përmirësimi, përkundrazi.

Një fjalë të fundit mbi kundërakuzën e preferuar të kryeministrit se denoncimet nxijnë imazhin e vendit në sy të botës.

Për hapjen e negociatave llogarinë e sheh të thjeshtë.

Vetëm kur stenda e të pandehurit të shohë emra si Elvis Roshi, Vangjush Dako e Saimir Tahiri, drejtësia do të funksionojë në kah të një shteti që kto katër vite pati drogën dhe krimin si program politik të sajin, përmbyll Alibeaj./abcnews.al