Sekuestrohen 25 mijë euro në Morinë, fillon hetimi për 45-vjeçarin

schedule14:39 - 10 Nëntor, 2022

schedule 14:39 - 10 Nëntor, 2022

Policia Kufitare e Morinës ka sekuestruar 25 mijë euro të padeklaruara dhe ka proceduar penalisht një 45-vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se është ndaluar për kontroll të imtësishëm automjeti  tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 25 000 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/