Sapo ishte bërë nënë, 23-vjeçarja vdes nga mbidoza e drogës

schedule12:55 - 10 Nëntor, 2022

schedule 12:55 - 10 Nëntor, 2022

Një nënë e re nuk arriti të shijonte fëmijën e saj të porsalindur pasi vdiq nga një mbidozë kokaine.

Becky Tolan, 23 vjeç vdiq në një shtëpi në Lanarkshire, Skoci, pas një feste ku morën pjesë kunata e saj dhe dy burra që ajo takoi në një lokal.

Dy burrat, një 40-vjeçar dhe një 34-vjeçar, akuzohen për vrasje nga pakujdesia pasi dyshohet se kanë furnizuar Tolan me drogën që çoi në vdekjen e saj.

Gjyqi për të dy burrat filloi të mërkurën, ku kunata e Tolanit, Pamela Tolan, mori fjalën në gjykatë dhe tregoi ngjarjen tragjike.

“Becky filloi të dridhej,” tha Pamela në gjykatë, sipas Mirror

“Unë bërtita: Beki, Beki”.

Pamela shpjegoi se ajo dhe Tolan dolën në një bar natën e 14 korrikut, dhe nëna e re ishte e entuziasmuar pasi ishte dalja e parë në lokal që prej lindjes së fëmijës.

Dy vajzat ishin ulur në një tavolinë kur mbërritën dy pije, të cilat dy të akuzuarit dyshohet se i kishin porositur.

Gratë më pas shkuan të bisedonin me dy burrat dhe shpejt filluan të pinin me ta.

Pamela i tha gjykatës se Tolan më pas i pyeti burrat nëse kishin “gjëra”.

“E dija saktësisht se çfarë donte të thoshte, ajo po pyeste nëse kishin kokainë,” tha ajo e shkatërruar.

Një nga burrat dyshohet se solli një “qese” me drogë përpara se Tolan të zhdukej në banjë për ta marrë atë. Grupi më vonë shkoi në një shtëpi në zonë, ku nëna e re dyshohet se mori më shumë kokainë.

Pasi kaluan pak kohë në shtëpi, Pamela dhe Tolan po përgatiteshin të largoheshin kur Becky papritmas filloi të dridhej.

Një ambulancë u thirr në shtëpi, por ata nuk mundën ta shpëtonin./Abcnews.al./