Mesfushori Paul Pogba në sezonin 2022/2023 nuk u shfaq asnjëherë në fushën e futbollit. Në verë, francezi pësoi një dëmtim në gju dhe më vonë filloi ta shqetësojë gjurin e tij. Si rezultat, Pogba nuk do ta ndihmojë skuadrën franceze në Botërorin e ardhshëm në Katar.
Pavarësisht mungesës së një turneu kaq të madh, Pogba mbetet optimist. Në rrjetet sociale, futbollisti ka postuar një video në të cilën kërcen.
“Mënyra më e mirë për të testuar gjurin tuaj”, ka shkruar Pogba në videon e kërcimit të tij.
Kujtojmë që verën e kaluar, Paul Pogba u transferua te Juventusi nga Manchester United falas. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram