Kirill Stremousov, nënkryetari i vendosur nga Rusia në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, ka humbur jetën në një aksident automobilistik ditën e sotme, sipas një njoftimi të agjencive të lajmeve ruse, shkruan The Guardian.
Stremousov ishte një nga figurat më të spikatura të pushtimit rus të Ukrainës, i cili përdori mediat sociale për të bërë deklarata të ashpra. Agjencia e lajmeve TASS tha se shërbimi për shtyp i kreut të rajonit kishte konfirmuar vdekjen e tij.
Rrethanat janë ende të paqarta.
Rusia aneksoi rajonin jugor Kherson të Ukrainës dhe tre të tjerë muajin e kaluar nëpërmjet referendumeve, të cilësuara si të paligjshme nga Kievi dhe Perëndimi. Stremousov kishte postuar përditësime të rregullta së bashku me video në mediat sociale për situatën në vijën e frontit.
Kohët e fundit ai u kishte kërkuar civilëve të largoheshin nga bregu perëndimor i lumit Dnipro përballë një kundërofensive në rritje të forcave ukrainase.
/abcnews.al