Mposhti kandidatin e zgjedhur nga Trump, kush është John Fetterman që “shpëtoi” Biden në Pensilvani

schedule13:49 - 9 Nëntor, 2022

schedule 13:49 - 9 Nëntor, 2022

Gara zgjedhore në Pensilvani ishte kritike që në fillim, me kandidatin democrat Fetterman dhe republikanin me origjinë turke Mehmet Oz. Fituesi i kësaj beteje vendimtare është John Fetterman, i cili  shpëtoi jo vetëm veten, por edhe Bidenin  dhe demokratët.

Për “New York Times”, në vitin 2009 Fetterman ishte kryebashkiaku më “cool” në Amerikë.

Fushata e Fetterman kundër mjekut turk të Trump

Fitorja e Fetterman sot u parapri nga një fushatë plot me debate për shërbimin shëndetësor dhe një betejë për kontrollin e një prej shteteve më të rëndësishme të vendit.

Nga viti 2005 deri në vitin 2019, John Fetterman shërbeu si kryebashkiak i Braddock, Pensilvani. Në vitin 2016, ai kandidoi me demokratët për vendin e Senatit në Pensilvani, por nuk ia doli.

Në shkurt 2021, ai njoftoi se do të kandidonte përsëri për vendin e lënë bosh pas daljes në pension të senatorit republikan Pat Toomey në zgjedhjet e 2022. Në zgjedhjet paraprake të majit, ai fitoi nominimin e Demokratëve për zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Fitorja e tij në zgjedhjet afatmesme konsiderohet e rëndësishme jo vetëm sepse ai u hoqi republikanëve një vend në Senat, por sepse  Mehmet Oz ishte një zgjedhje personale e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Fetterman falenderoi votuesit. Në një moment gjatë fjalimit të tij, ai nuk i mbajti dot lotët kur përmendi gruan e tij, falë së cilës, tha ai, është ende gjallë.

Fetterman ka pasur probleme të mëdha shëndetësore, por ka arritur t’ia dalë.

Një mbështetës i flaktë i marrëdhënieve Izrael-SHBA

Ai është një mbështetës i vendosur i marrëdhënieve Izrael-SHBA dhe është zotuar më parë se, nëse zgjidhet si senator i SHBA-së, do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ai ka theksuar se marrëdhënia SHBA-Izrael “është një marrëdhënie e veçantë që duhet të ruhet, të mbrohet përmes legjislacionit dhe të gjitha përpjekjeve diplomatike të disponueshme në rajon”.

Fetterman ka mbështetur gjithashtu legalizimin e kanabisit.

Po ashtu mbështet lëvizjen “Black Lives Matter” (Black Lives Matter) si dhe vendosjen e taksës ndaj qytetarëve të pasur dhe është pro sindikatave, duke thënë se mënyra e tyre e punës është e shenjtë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!