“Kam 11 mijë paund borxh”, kapet shqiptari në Angli me “shtëpi bari”

schedule09:13 - 9 Nëntor, 2022

schedule 09:13 - 9 Nëntor, 2022

Një shqiptar i cili është kapur në një shtëpi bari në Oksford, ka deklaruar në Gjykatë se kishte një borxh prej 11 mijë paund për të shlyer.

Samed Halilaj, 30 vjeç, u kap duke u kujdesur për bimët narkotike.

Avokatja e tij, Lucy Ffrench, i tha Gjykatës së Kurorës së Oksfordit se kushtet “të vështira” në të cilat u gjend klienti i saj ishin të detajuara në deklaratën e një prej policëve të thirrur në shtëpi.

Kur policia bastisi banesën ata zbuluan një strukturë të stilit industrial me një total prej 203 bimësh që rriteshin në shtëpi, shkruajnë mediet e huaja. 

Duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, gjykatësi Thomas Moran i tha Halilajt: “Kjo është një histori shumë e njohur tani për gjykatat.”

Halilaj, nga Nowell Road, Rose Hill, u deklarua fajtor në gjykatën e magjistraturës për prodhimin e një droge të klasit B. Ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!