Policia italiane në Foggia ka sekuestruar rreth 8 kilogram kokainë dhe ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar.
Droga, e ndarë në 8 pako, nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 3.5 milionë eurove.
21-vjeçari shqiptar kishte krijuar një ndarje poshtë kutisë së marsheve të makinës për të fshehur drogën, por u zbulua.
Ai u arrestua nga agjentët e nënseksionit të policisë rrugore Foggia, pranë daljes së autostradës A14.
Policët gjatë kontrollit vunë re se pjesa e poshtme e dyfishtë hapej me një sistem mekanik me leva, duke futur një hekur në një vrimë./Abcnews.al/