Artan Hoxha: Tre shqiptarë të vdekur në Greqi, asgjë nuk u kemi kërkuar, kurse shqiptarin e dorëzuam me pranga pa vendim gjykate

schedule13:52 - 8 Nëntor, 2022

schedule 13:52 - 8 Nëntor, 2022

Tre shqiptarë kanë ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit në rrethana të mistershme në Greqi. Në lidhje me këtë, Hoxha tha se shteti shqiptar nuk është se i ka kërkuar ndonjë skuadër speciale hetimi Greqisë për gjetjen e shkakut të vdekjeve të shqiptarëve atje, ndërkohë që në rastin e Spartak Dyrmishit u soll në mënyrë shumë inferiore duke e dorëzuar në Greqi pa asnjë vendim gjykate.

Dorëzimi i Dyrmishit në Greqi nuk është as ekstradim dhe as deportim. Është një rast i paprecedentë ku çdo polici në Shqipëri mund të marrë për krahu secilin shqiptar dhe ta dorëzojë në Greqi apo kudo pa një vendim gjykatë. Janë treguar shumë inferiorë, në shkelje totale të ligjit”, tha Hoxha duke treguar dhe se si Dyrmishi, i akuzuar për përdhunim në Greqi u dërgua përtej kufirit.

E morën, i firmosën edhe pasaportën në kufi për të treguar se ka kaluar vetë dhe në pranga ia dorëzuan grekëve pa asnjë vendim gjykate”, tha Hoxha duke shtuar se policia shqiptare na ka gënjyer për të gjithë procedurën. /abcnews.al