VIDEO/ Përplasi makinën e të dashurit, vajza përpiqet të rregullojë dëmin me manikyr

schedule10:15 - 8 Nëntor, 2022

schedule 10:15 - 8 Nëntor, 2022

Një stiliste mode nga Zelanda e Re publikoi në rrjete sociale një video që tregonte përpjekjen për të fshehur dëmin që i shkaktoi makinës së partnerit të saj. Georgette Pollock zbuloi trukun e thjeshtë me manikyr që përdori në mënyrë që partneri i saj të mos kuptonte asgjë dhe të mos zemërohej.

“Nëse keni marrë hua makinën e partnerit tuaj dhe e keni përplasur atë në ndonjë trotuar, kjo video është për ju,” fillon ajo. “Është shumë e rëndësishme të merrni kohën tuaj, sepse mbani mend se marrëdhënia është në rrezik këtu. Madje edhe një lyerje me furçë lart e poshtë, për t’u dukur bukur,”

Pas tharjes së shtresës së parë të manikyrit të zi, Pollock shtoi më shumë manikyr për të mbushur zonat e dëmtuara më mirë.

@georgettepollock Curbed your boyfriend’s car ? No problem. . . #curbedwheel #tipsandtricks #howtosaveyourrelationship ♬ original sound – Georgette

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!