Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë shtuar thashethemet se janë ribashkuar sërish. Aktori dhe supermodelja, të cilët fillimisht ishin në lidhje mes viteve 2015-2019 dhe kanë një vajzë, nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin krah për krah në New York City të hënën.
Dyshja e njohur është përfolur për një ribashkim që kur ata shfaqën për Halloween me vajzën e tyre pesë vjeçare. Modelja ruse postoi një fotografi ku shihej duke u ulur në prehrin e aktorit amerikan teksa ai mbante veshur një kostum arushi për këtë festë.
Gjatë verës ata kaluan pushimet së bashku në Bahamas. “Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të kthehen së bashku”, u shpreh një burim. Për më tepër, burimi shtoi se ata janë të hapur ndaj idesë për të zgjeruar familjen.
/abcnews.al