Karotat janë një nga perimet që gjenden në shumicën e muajve të vitit në kuzhinën tonë.
Ato gatuhen dhe u japin shije ushqimeve, hahen të pagatuara ose janë përbërësi kryesor i sallatave. Karotat mund të ruhen në frigorifer por shpesh vërejmë se pas disa ditësh ato zbuten dhe humbasin shijen e tyre krokante. Ekziston një truk që do t’ju ndihmojë t’i mbani karotat më gjatë dhe në fakt ashtu si ditën e parë që i keni blerë.
Zgjidhja është e thjeshtë. Sapo t’i blini, vendosini në një vazo me ujë në mënyrë që të mbulohen të gjitha dhe mbyllini hermetikisht. Në vend të 2-3 ditëve, do të shihni se në këtë mënyrë ato do të mbahen të freskëta edhe për 3 javë. Mos harroni të ndërroni ujin rregullisht!/abcnews.al