Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Berisha: Jemi bërë lajmzinjtë e Europës

schedule20:09 - 7 Nëntor, 2022

schedule 20:09 - 7 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për çështejn e emigirmit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, gjë që është bërë çështja e ditës në ishull.

Gjatë një takimi me banorë të  e degës 9 në Tiranë, Berisha tha se qeveria vjedh dhe nuk mban përgjegjësi, duke u bërë shkak që njerëzit të lënë vendin.

“Ka shpërthyer një polemikë e madhe këto ditë dhe jemi bërë lajmëzinjtë e Europës, në mediat më të mëdha të botës për dramën e kanalit të La Manshit. Çfarë bën ky? Ky për çdo gjë, vetëm faj nuk ka. Ky është një qenie primitive, sepse njeriu i qytetëruar mban përgjegjësi. Ky njëherë thotë fajin e ka Saliu, njëherë e ka Meta, herën tjetër Gjermania, pastaj Franca, tani e ka Anglia, me radhë e me radhë, por vetëm ky faj nuk ka se çfarë ndodh në këtë vend. A mund të pranohet, lejohet një gjë e tillë? Mediat britanike shkruajnë këto ditë se varfëria, por u them këtyre gazetarëve se vjedhja dhe vetëm vjedhja. Kjo tokë nuk gjen një sipërfaqe të tillë në ishullin britanik e askund të jetë më e pasur se Shqipëria”, tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se qeveria i ka kthyer pasuritë në një mallkim për shqiptarët, ndërsa kryeministri nuk ndalet në rafshin moral.

“Por  ky kryeministër dhe kjo qeveri i ka kthyer pasuritë në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Ky kryeministër dhe kjo qeveri vjedh dhe vetëm vjedh. Firmos për sipërmarrjen e tij 420 mln euro, djegësat dhe nuk digjet asnjë kilogram pleh. Ky njeri firmos me vëllezërit Karriç dhe të tjerë, dorëzon miliona katror tokë në Durrës, kujt? Kompanive të sanksionuara të veta, se është aksionar vetë. Prandaj ky njeri që ka bërë gjithçka në rrafshin moral nuk ndalet. Vetëm shëtit nga një sallë në tjetër si një sharës i ulët. Nuk lë fjalë pa nxjerrë nga fjalori i tij, dëshmi e një edukate perverse familjare, të mangët dhe që natyrisht njeriu nuk mund ta ulë veten në atë shkallë të ja kthejë me të njëjtat fjalë”, tha Berisha. /abcnews.al