Kreu i kishës ukrainase takohet me Papa Françeskun, objekti i veçantë që i dhuroi

schedule16:08 - 7 Nëntor, 2022

schedule 16:08 - 7 Nëntor, 2022

Kreu i Kishës Katolike të Ukrainës me ritin bizantin është takuar me Papa Françeskun gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit.

Kryepeshkopi kryesor Sviatoslav Shevchuk tha pas takimit se nuk mund të ketë dialog me Rusinë për sa kohë që Moska e konsideron Ukrainën një koloni të nënshtruar.

“Lufta në Ukrainë është një luftë koloniale dhe propozimet e paqes nga Rusia janë propozime të paqësimit kolonial”, tha ai pas takimit me Françeskun në Vatikan.

Shevchuk, i cili disa herë i ka kërkuar Papës të vizitojë Kievin, i dha kreut të Kishës Katolike një copëz nga një raketë ruse që shkatërroi fasadën e një kishe në Irpin në mars.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!