Dy ditë pas tragjedisë, rrugët e Itaewon ishin të heshtura, me përjashtim të zhurmës së klikimeve të lajmeve. Në kuadrin e lajmeve ishte rrugica në të cilën 150 persona humbën jetën. Në hyrje të stacionit të metrosë kishin lënë krizantema të bardha në kujtim të viktimave.
Koreja e Jugut është ende e tronditur nga ngjarjet e 29 tetorit, kur rreth 130,000 njerëz u dyndën në një lagje të Seulit. Numri ishte shumë më i lartë se sa kishin parashikuar autoritetet.
Turmat e ngjeshura shkaktuan një efekt domino. Të tjerë, të pavetëdijshëm për atë që po ndodhte, vazhduan të grumbulloheshin. Asnjë nuk ishte aty për të parandaluar tragjedinë.
Një ditë pas katastrofës Itaewon, një urë lumi në Morbi në Gujarat, shteti i lindjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, u shemb, duke shkaktuar të paktën 135 viktima shumica prej tyre gra, fëmijë dhe të moshuar. Në fillim të tetorit, një përplasje në një stadium në Malang në Indonezi shkaktoi 131 viktima, raporton abcnews.al.
Në Morbi ura sapo ishte rihapur me synimin për të tërhequr turistët. Në Malang, policia shkaktoi panik kur hodhi gaz lotsjellës ndaj tifozëve – një përgjigje e ndaluar prej kohësh nga organi qeverisës global i futbollit.
Për shumë persona, këto fatkeqësi ndodhin më shumë në Azi për shkak të ritmit të shpejtë të rajonit drejt modernizimit.
Infrastruktura e dobët, protokollet e sigurisë ose metodat e policisë nuk arrijnë të ruajnë të njejtin hap me ekonomitë dhe popullsitë me rritje të shpejtë, të cilat janë më të lëvizshme dhe të gatshme për përvoja më të ndryshme, raporton abcnews.al.
Pikërisht në atë boshllëk qëndron rreziku nga ana politike. Askund nuk ishte kjo më e qartë se sa me katastrofën e fundit të madhe të Koresë së Jugut. Në vitin 2014, një anije në Seul, u përmbys gjatë rrugës për në ishullin e pushimeve Jeju.
Rreth 300 njerëz vdiqën, shumica prej tyre nxënës shkolle. Anija ishte e mbingarkuar. Autoritetet e korruptuar kishin mbyllur një sy ndaj problemeve të tilla duke i cilësuar si të papërshtatshme.
Ekuipazhi e braktisi anijen përpara pasagjerëve. Presidentja e atëhershme, Park Geun-hye, nuk doli në publik për orë të tëra. Zemërimi i popullit çoi në protesta duke rritur edhe më shumë reagimin kundër saj.
Ajo nuk e mori kurrë veten nga ana politike. Pak liderë janë aq të shkëputur nga elektorati sa ishte Park. Të tjerët që reagojnë ndaj një fatkeqësie i pranojnë gabimet e tyre, por duke fajësuar të tjerët.
Modi vizitoi një spital lokal në Morbi dhe mbajti një takim atje për të diskutuar rreth katastrofës. Në të njëjtën kohë, shteti i drejtuar gjithashtu nga partia e tij, fajësoi qeverinë e qyteti dhe kontraktorët privatë.
Banorët në Guxharat do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Presioni për llogaridhënie rritet në mënyra që mund të paraqesin rreziqe për udhëheqësit.
Shumë pyetje rrethojnë katastrofën Malang në Indonezi: çfarë po mendonte policia kur përdori gaz lotsjellës?
Pse ishin vetëm katër mjekë ndihmës në detyrë?
Presidenti indonezian, Joko Widodo, ka krijuar lidhje të ngushta me policinë kombëtare, e cila e ka ndihmuar politikisht.
Në fillim ai dukej se favorizonte një hetim të brendshëm të policisë. Kjo bëri që shumë indonezianë të mendojnë se, në mungesë të lidhjeve të tilla, ai do të kishte vepruar ndryshe, sipas Aaron Connelly i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike me qendër në Londër.
Presidenti më pas ndryshoi kurs, duke miratuar një hetim më të pavarur. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar një rënie të vlerësimit kundrejt tij.
Le t’i rikthehemi situatës në Seul, duke duke pasqyruar gjendjen shpirtërore kombëtare, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, tha se i ishte i lënduaR nga ngjarja. Ai ka premtuar një memorial për viktimat e ItaeWon, si dhe nisjen e një hetimi.
Por ka ende shumë pyetje në lidhje me tragjedinë që kanë mbetur pa përgjigje.
Mbi të gjitha, si mund të jetë kaq e papërgatitur një forcë policore që dërgon dhjetëra oficerë edhe në protestat më të vogla?
Sa për Yoon, ai ka shpërdoruar pa nevojë kapitalin politik dhe vullnetin e mirë gjatë disa muajve që ka qenë në detyrë. Kjo e ka bërë edhe më të vështirë punën e tij tani. Megjithatë, një udhëheqës që aplikon krem për të shëruar plagët e një vendi dhe që premton siguri mund ta bashkojë një vend.
Mënyra se si vepron Yoon tani do të formësojë pjesën tjetër të presidencës së tij.
/abcnews.al