Milani u vë syrin dy futbollistëve  

schedule20:50 - 20 Qershor, 2019

schedule 20:50 - 20 Qershor, 2019

Skuadra e Milanit kërkon të nënshkruajë me sulmuesin e Romes Patrik Shik dhe futbollistin e Realit Dani Sebajos. Të dy lojtarët janë preferencë e trajnerit Xhampaolo.

Ndryshimet në bordin drejtues të Milanit ka ndrysur strategjinë e merkatos. Maldini dhe Boban kanë vendosur në shënjestër futbollistin e Real Madrid, Dani Sebajos. 21-vjeçari nuk shihet si titullar nga trajneri Zinedine Zidane, i cili ia ka bërë të qartë futbollistit se do të qëndrojë gjithmonë në stol. Raportet mes palëve janë në një pikë kaotike dhe nuk ka shpresë për paqe.

Gjigandi spanjoll kërkon plot 40 mln euro për të lënë të lirë futbollistin në fjalë, një shifër tepër e lartë për arkat e klubit Italian që nuk kanë në dispozicion shifra të mëdha për të investuar.

Mundësia e vetme që Milan mund të arrijë të sigurojë shërbimet e futbollistit me tipare sulmuese është huazimi me të drejtë blerje. Një tjetër objektivi i skuadrës së Milanit është edhe Patrik Shik që aktivizohet me skuadrën tjetër italiane të Romës. Kuqezinjtë do të negociojnë me verdhekuqtë për një shkëmbim mes dy sulmueseve Patrik Shik dhe Patrik Kutrone.

Çështja në fjale është paksa delikate pasi Roma ende nuk e ka zgjidhur drejtorin sportiv. Milana po përgatitet për një merkato pa shume shpenzime dhe kjo do t’ia vështirosjë jo pak punën bordit drejtues./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!