Milani ja beson numrin 10 yllit portugez

schedule17:05 - 10 Qershor, 2023

schedule 17:05 - 10 Qershor, 2023

Kthimi i Brahim Diaz te Real Madrid do të lironte numrin 10 te Milani. Këtë numër do ta marri Rafael Leao, raporton Sky Sports Italia këtë të shtunë.

I lidhur me numrin e tij të famshëm 17 që nga ardhja e tij në Lombardi katër sezone më parë, portugezi do të pasojë lavditë e mëparshme të klubit si Clarence Seedorf, Rui Costa apo Roberto Baggio.

Një shenjë e re besimi nga Milan ndaj lojtarit të tij, që zgjati kontratën deri në vitin 2028 në fillim të muajit. /G.D abcnews.al/