Capello: Berlusconi më tha se do ta bënte Milanin ekipin më të fortë në botë dhe e bëri

schedule19:28 - 12 Qershor, 2023

schedule 19:28 - 12 Qershor, 2023

Fabio Capello ka qenë një nga trajnerët e shumtë të angazhuar nga Silvio Berlusconi te Milani dhe ka treguar për takimin e parë dhe arritjet e presidentit legjendar të klubit italian.

“Një person unik, me forcë dhe karizëm që rrallë e kam parë te dikush tjetër. Shumëkush u përpoq të bëhej si ai, por nuk ia doli. Kishte instinktin e menaxherit dhe aftësinë që t’i gjente njerëzit e duhur për arritjen e objektivave të tij. Dinte si të zgjidhte”.

“Më takohet hera e parë kur u takuam në Milanello, më tha se donte ta bënte Milanin skuadrën më të fortë në botë dhe e arriti atë”.

“Berlusconi e krijoi Milanin. Ai mund ta kuptonte menjëherë se kush ishte i rëndësishëm dhe kush i kishte idetë e duhura, por edhe për çastet kur duhej të ndërhynte. Në të gjitha transferimet që i ka bërë, edhe lojtarët edhe trajnerët, rrallëherë ka gabuar”, ka rrëfyer Capello për Sky Sport Italia.

Strategu italian ka qenë trajner e ekipit të të rinjve te Rossonerët, pastaj asistent i Nils Liedholm, para se të bëhej trajner i përkohshëm për shtatë ndeshje në vitin 1987. Më pas ishte asistent i Arrigo Sacchit, para se ta merrte vet skuadrën në periudhën 1991-1996.

Te Milani, Capello e fitoi Ligën e Kampionëve, katër tituj të Serie A, Superkupën e UEFA-s dhe tri Kupa të Italisë.