Dhuna ndaj të moshuarës në një qendër azili në Pejë, ishte një nga temat e trajtuar këtë të diel në “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara.
Për të investiguar më shumë se çfarë ka ndodhur në këtë qendër azili, ka shkuar “Piranja” Ledjona Xheladinaj, e cila ka zhvilluar një bisedë me të moshuarit që janë strehuar në këtë qendër.
Edhe pse janë gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e pronarit dhe të punonjësve të qendrës “Orenda” të moshuarit pranojnë para gazetares Xheladinaj se kanë frikë të flasin pasi mund të rrihen.
Ata lënë të nënkuptojnë se dhuna ndaj nënës së dëshmorit, Taulant Nuraj, nuk është rasti i vetëm, pasi edhe ata kanë qenë viktima të dhunës nga ana e punonjësve të kësaj qendre.
Ajo që bie edhe më shumë në sy shihen gjestet që bën pronari ndërsa ndërhyn kur flasin të moshuarit, duke dashur të tregojë se janë duke folur më shumë seç duhet.
/Taulant Halili/Abcnews.al/