Balerina e njohur, Klaudia Pepa ka ndarë këtë të dielë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet fytyra e saj e mbushur me akne dhe e acaruar.
Balerina ka shpjeguar se kjo vjen si pasojë e një periudhe mjaft të ngarkuar dhe me stres. Si pasojë, ajo ka marrë një vendim, që do të thotë: nuk do të kërcejë e as të stërvitet për disa muaj.
“Jam pak e trishtuar
Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt.
Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin.
Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj.
Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar.
Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi.
Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, ka shkruar Klaudia krahas fotos.
View this post on Instagram
Kjo ka bërë që fansat e saj të mërziten dhe t’i urojnë shërim sa më të shpejtë bukuroshes shqiptare, e cila i ka bërë të gjithë krenarë në Itali./abcnews.al