Në krahët e të atit, Çiljeta Xhilaga ndan videon e rrallë nga fëmijëria: Kur festoja me krejt lagjen

schedule15:57 - 5 Nëntor, 2022

schedule 15:57 - 5 Nëntor, 2022

Artistja e njohur, Çiljeta Xhilaga është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një video të rrallë nga fëmijëria e saj. Këngëtarja ka publikuar një moment nga festa që prindërit organizuan kur ka bërë 6 vjeç. Ajo shihet duke kërcyer në krahët e të atit ndërsa shton se e kujton me mall.

“Kur unë festoja 6 vjetorin tim dhe tërë pallati, lagjia dhe klasa ishte në shtëpinë time ?? dhe unë që dridhem dhe spërdridhem në krahët e super babit tim, krenare dhe me fat për prindërit e mi që s’kanë lënë ditëlindje pa më festuar çdo vit. Të dua mami. Më mungon babi”, ka shkruar ajo.