Pa çati mbi kokë, nëna nga Rajca kërkon ndihmë nga shteti, jeton e vetme me dy vajzat

schedule15:37 - 5 Nëntor, 2022

schedule 15:37 - 5 Nëntor, 2022

Kjo është zgjidhja e vetme që ka që shiu mos t’i hyjë brenda.

Edhe këtë dimër Sonila Cuku me dy vajzat e saj në fshatin Rajcë të Librazhdit do ta kalojnë në shtëpinë me çati të dëmtuar.

“Kam dy vjet që më pikon shiu e kam mbyllur me plastams.”

Enët e kuzhinës të kësaj familje nuk janë të mbushura me ushqim, por me ujin e shiut që pikon nga çatia.

“Vini dorën në zemër për këta fëmijë e të bëjmë çatinë. nuk kam të ardhura ta bëj çatinë.”

Tregon se ka kërkuar ndihmë në bashki, por i është refuzuar.

“Kam shkuar te bashkia për të kërkuar ndihmë, por  më kanë thënë s’të takon sepse nuk është në certifikatë. Më ka vdekur vjehrri, nuk kam ku të shkoj. Dimër behar, këto janë kushtet e mia.”

E braktisur nga bashkëshorti, Sonila tregon tregon se e kalon muajin vetëm me 6 mijë lekë të ndihmës ekonomike.

“Vetëm me ndihmë ekonomike jetoj. Me 60  mijë leke te vjetra, burri ka ikur nga shtëpia. kam marrë edhe ushqime me listë. borxhe 1200 mijë kam dhe 400 mijë lekë kredi.”

Kërkon ndihmë nga shteti, pasi është e sëmurë dhe nuk ka mundësi të punojë për të ushqyer fëmijët./Abcnews.al/