Nuk ia kanë dëgjuar thirrjet për dialog, përkundrazi. Përplasjet e fundit në bashkitë që drejtohen nga opozita midis mbështetësve të kësaj të fundit dhe policisë kanë detyruar presidentin e republikës ti drejtojë një tjetër thirrje duke i kujtuar se kanë kaluar 10 ditë nga hyrja në fuqi e dekretit për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 Qershor.
“Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve”.
Përsërit gatishmërinë e tij si President i Republikës për të qetësuar situatën dhe krijimin e mundësive për dialog.
“Sërish insistoj me forcë për rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë”.
Me dekretin e firmosur 10 ditë më parë e me deklaratën e tij të fundit, presidenti Ilir Meta vazhdon të shpresojë në normalizimin e situatës politike dhe krijimin e një mundësi për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike./ABC News Albania 24/7