“Ushtarët rusë në Yampil pa ushqim, u detyruan të hanë kafshët e kopshtit zoologjik”

schedule09:24 - 4 Nëntor, 2022

schedule 09:24 - 4 Nëntor, 2022

Ushtarët rusë janë aq të uritur sa kanë ngrënë edhe kafshë të kopshtit zoologjik, sipas disa raportimeve. Sipas punonjësve vullnetarë të shpëtimit, ushtarët rusë kanë kryer akte të tmerrshme mizorie në kopshtin zoologjik Yampil, në rajonin lindor të Donetsk-ut.

Fshati Yampil u lirua nga forcat ukrainase më 30 shtator. Ekipet e shpëtimit arritën në vend 10 ditë me pas dhe gjetën skeletët e kafshëve dhe copa mishi e kockash të shpërndara nëpër gjithë territorin e kopshtit.

“Shumë kafshë u hëngrën nga rusët,” tha një prej vullnetarët.

Sipas autoriteteve, dy deve, një kangur, një bizon, disa derra, zogj dhe ujqër janë vrarë.  Ato kafshë që u shpëtuan po kujdesen në qytetin e Dnipros. Para pushtimit të 24 shkurtit, rojet e kopshtit zoologjik thanë se kompleksi ishte shtëpia e një game të gjerë kafshësh, duke përfshirë arinjtë, devetë, antilopat dhe derrat e egër.

Vullnetarët po mbledhin materiale për të kontaktuar agjencitë ukrainase të zbatimit të ligjit me qëllim ngritjen e akuzave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!