Trajneri i Lazio Roman, Maurizio Sarri, është shprehur i pakënaqur me sjelljen e tifozëve të Feyenoord Roterdamit gjatë ndeshjes së javës së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Sipas italianit, tifozët e klubit holandez kanë lyer me urinë pankinën e romakëve.
“Nga tribunat e stadiumit u hodhën thasë me urinë në stolin tonë. Kjo është shumë e pakëndshme”, tha trajneri pas përfundimit të ndeshjes.
Kujtojmë se Lazio u mund me rezultat 1:0 dhe përfundoi vetëm në vendin e tretë në grupin e tyre. Në pranverë, lojtarët e Saririt do të luajnë në një turne tjetër, Ligën e Konferencës. /G.D abcnews.al/