Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përgëzuar liderët e BallPerëndior për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale për lëvizjen, që do të ndihmojnë në një treg të përbashkët në rajon.
“Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet. Ballkani Perëndimor gjithashtu mund të llogarisë në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë dhe me përforcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride”, shkruan Michel në Twitter.
I congratulate Western Balkans leaders for signing three regional agreements on mobility today that will help turn Common Regional Market into reality.
The Western Balkans can also count on EU’s support in the energy sector and with reinforcing resilience to hybrid threats.— Charles Michel (@CharlesMichel) November 3, 2022
Marrëveshja parashikon lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. /abcnews.al