Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet mjeku 52-vjeçar në Tiranë, i dënuar me 11 muaj burg

schedule13:00 - 3 Nëntor, 2022

schedule 13:00 - 3 Nëntor, 2022

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar mjekun Ilir Hoxha 52 vjeç. Raportohet se mjeku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 muaj e 25 ditë burg për akuzën se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore për bizneset që nuk respektonin rregullat anti COVID.

Emri i mjekut doli, edhe gjatë operacionit të urdhëruar nga SPAK, që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID duke shpërndarë tampone për të përfituar lekë.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!