Një adoleshente u rrëzua për vdekje nga një çati pasi u përpoq të kapte telefonin e saj.
Melike Gun Kanavuzlar, 15 vjeç, vdiq pasi u rrëzua nga maja e një ndërtese katërkatëshe, teksa u përpoq të rrëmbejë telefonin që i ra gjatë një selfie.
Pamjet shqetësuese kanë kapur momentin kur ajo bie në tokë përpara një shitësi të tronditur.
Vajza humbi jetën tragjikisht në qytetin Ortaca në Mugla të Turqisë.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë nga ndërtesat fqinje në zonë. shkruan The Sun.
Punonjësit mjekësorë dhe policia shkuan në vendngjarje dhe adoleshentja u dërgua në një spital shtetëror në gjendje kritike, sipas raporteve lokale.
15-vjeçarja më pas u transferua në një njësi të kujdesit intensiv në qytetin Mugla në Turqinë jugperëndimore, ku luftoi për jetën e saj për 18 ditë para se të vdiste.
Trupi i Melikes u varros të dielën e 30 tetorit./Abcnews.al/