Juventusi mund të blejë një mesfushor të ri gjatë merkatos së dimrit.
Vendimi do të merret në varësi të gjendjes shëndetësore të Paul Pogba, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimeve.
Objektivi i Juventusit është mesfushori i Lazios, Sergei Milinkovic-Savic.
27-vjeçari serb dëshiron të ndryshojë skuadrën për të luftuar për trofe.
Gjithashtu, klubet e Premierligës pretendojnë Milinkovic-Savic. /G.D abcnews.al/