Dy shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia e Durrësit dhe Vlorës.
Në Durrës u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim F. L., 28 vjeç, banues në Luz, Krujë.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në muajin korrik 2020.
Në Vlorë u bë arrestimi i Ardian Braka, 52 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/