Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij në të gjitha zonat e Shqipërisë, këtë të hënë është ndalur në Ersekë ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët.
Rama tha se sot fshati dhe bujqësia janë në fazën e rikuperimit, këtë e tregon dhe rritja e eksporteve.
Ai theksoi se është shumë i nevojshëm bashkimi, por edhe rritja e kapaciteteve përpunuese në mënyrë që të rritet vlera e prodhimit në treg.
“Fermerët kanë një prioritet, fshati ka një prioritet, ne jemi shumë të inkurajuar nga ecuria e rritjes së bujqësisë dhe të eksporteve. Fakti që e kemi nisur këtë përpjekje me 120 milionë euro eksporte, këtë vit po shikojmë javë pas jave ecurinë me dëshirën që ta arrijmë edhe atë kufirin e paparashikuar gjysmë miliardi euro eksporte, flet vetë për një realitet, i cili me gjithë vështirësitë e veta, me një prapambetje të trashëguar ku fshati u la në harresë totale, është një realitet që ndryshon p-0ër mirë natyrisht. Është një realitet që si ju i kushtohen dhe përpiqen dhe nuk dorëzohen para vështirësive të kësaj pune ua kthen gjithmonë e më mirë. Këtu në këtë zonë ka një traditë por ka dhe një vazhdimësi të periudhës së fundit, një vazhdimësi rritjeje, ashtu dhe si kundër shifrat e të ardhurave të marra nga tregu preferojnë se puna juaj është e mundimshme por edhe shpërblehet. Fakti që janë shitur 80% e mollëve kjo flet shumë, për të ardhurat por edhe për atë pjesë që nuk del në treg për shkak se nuk i përshtatet kushteve të reja dhe logjikës së tregut. Tregut duhet t’i adaptohemi me kërkesat e tij, është për të ardhur keq kush sheh fermerë që i hedhin prodhimet, por edhe më keq kur nuk i shikon nëse i referohesh ekraneve ata të cilët prodhimet e tyre i shesin me shumë sukses. Është shumë e rëndësishme që pamjet e realitetit të jenë të plota për të kuptuar secili ku është rruga e suksesit, sot një numër i madh fermerësh janë në rrugën e suksesit, sepse sot Shqipëria po punon dyfishin e territorit, kur ne ndërmorëm gjithë atë program për të çuar ujin në gjithë ato zona që ishin djerr. Jo vetëm kaq por nuk do kishte nevojë për më shumë pika grumbullimi, në rast se do të kishim një sektor në braktisje. Nuk kemi një sektor në braktisje por në rimëkëmbje të vazhdueshme. Janë më shumë të rinjtë që ikin nga fshati se ata që kthehen. Por fakti që ka një tendencë të re kthimi në fshat nga një numër të vogël të rinj, flet shumë për atë që do të jetë e ardhmja e jo shumë viteve larg. Natyrisht që ka disa kushte që duhen plotësuar, por që kurrë nuk janë mjaft. Siç është kushti i pasjes më shumë kapacitete grumbullimi dhe magazinimi, natyrisht kushtet frigoriferike për të përpunuar në mënyrë që t’i rritet vlera prodhimit. U kamë kërkuar kryetarëve të Bashkive që të stimulojnë më shumë bashkimin e fermerëve”, tha Rama.
/Abcnews.al/