Një aksident i rëndë ka ndodhur në provimcën e Trevisos në Itali ku ka humbur jetën një 61-vjeçar Italian dhe ka mbetur i lënduar një 25-vjeçar shqiptar.
Makinat e tyre u përplasën në zonën Gai në San Vendemiano, në kryqëzimin e via Longhena dhe via De Marchi rreth orës 23:00 të së shtunës.
Pas përplasjes, makina e 61-vjeçari ka dalë nga rruga dhe burri ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
I plagosur rëndë ka mbetur edhe 25-vjeçar shqiptari, me banim në zonën e Conegliano. Ai u transportua në spital dhe nuk në rrezik për jetën. /abcnews.al