Në 27 vjetorin e fillimit të lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dikur pjesëmarrës në këtë lëvizjes bëri apel për ngjalljen e shpresës tek rinia. Gjatë njeë pritjeje me rastin e 8 dhjetorit, kreu i shtetit u shpreh se vendi sot ka nevojë për kontributin e të rinjve.
Për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, 8 dhjetori 1990 është dita që vrau frikën nga diktatura komuniste. Në mesazhin për Ditën e Rinisë, kreu i shtetit kujtoi me nderim liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdari.
“Përkulemi me respekt të jashtëzakonshëm para Azem Hajdarit, liderit që frymëzoi guxim, kurjao dhe shpirt sakrifice. Askush nga studenteët e lëvizjes studentore nuk e dinte fatin e tij të mëvonshëm në ato orë dhe ditë vendimtare për të ardhmen e vendim por të gjithë ishin të bindur se nuk mund të vazhdohej më si deri në atë ditë cilido të ishte fati që i priste”.
Presidenti shprehu konsideratë dhe respet edhe për veprën e dëshmorit të demokracisë Arben Broci dhe pedagogët e intelektualët e kohës.
“Një përulje të veçantë e kemi për intelektualin Gramoz Pashko”.
Sipas Presidentit të Republikës, jehona e shprehjes “E duam Shqipërine si gjithë Europa”, gjëmon si një aspiratë jo plotësisht e realizuar. 27 vjet pas lëvizjes së dhjetorit, Presidenti Meta u kërkoi të rinjve të kontribojnë për vendin e tyre.
“Vendit i duhet kontributi i rinisë për të çuar përpara reformat në administratën publike, në sistemin e drejtësisë, në luftën kundër krimit e korrupsionit si dhe për respektimin e lirie dhe të drejtave të njeriut. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ngjallur shpresat rinisë në vendin tonë të mrekullueshëm. Është e papranueshme që të rinjtë të kërkojnë Europën jashtë vendit të tyre”./abcnews.al
https://youtu.be/ZEOSB98wATY