Policia greke ka vënë në pranga dy emigrantë këtë të shtunë, pasi akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Të arrestuari u kapën nga policia e Grevenasë në orët e para të , mëngjesit sot, pranë kufirit greko-shqiptar.
Në mjetin e tyre u gjetën 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram kanabis. Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro.
/abcnews.al/