Janë zbuluar të çara prej disa centimetrash në të katër pompat e ujit që furnizojnë reaktorin bërthamor Olkiluoto 3 (OL3) të Finlandës, sipas Reuters.
Deklarata është bërë të premten nga operatori TVO, duke shtuar se ishte ende e paqartë se si kishte ndodhur dhe si dëmi do të ndikonte në funksionimin e objektit.
Dëmi u raportua për herë të parë nga operatori në fillim të këtij muaji, duke vënë në dukje se vënia në punë e reaktorit ishte shtyrë në 27 dhjetor.
Ky termocentrali i parë bërthamor në Finlandë në më shumë se katër dekada dhe i pari në Europë në pothuajse 15 vite.
/abcnews.al