Kancelari Olaf Scholz do të udhëtojë drejt Kinës të premten, më 4 nëntor, i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh gjermanë. Gjatë vizitës së tij të një ditore në Pekin, Scholtz do të takohet me Presidentin Xi Jinping dhe Kryeministrin Li Keqiang.
Në qendër të bisedimeve, sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Hebstreit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare, lufta kundër ndryshimeve klimatike, sulmi rus kundër Ukrainës dhe situata në Azinë Juglindore.
Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë, Hebstreit sqaroi se kancelari, për shkak të kufizimeve të veçanta për pandeminë e koronavirusit, nuk do ta kalojë natën në Pekin, ndërsa nuk do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile.
Kush do t’i bashkohet Scholz në Kinë?
Sipas Bloomberg, mes biznesmenëve që do të shoqërojnë kancelarin do të jenë krerët e Adidas, Deutsche Bank, Siemens, BioNTech, Volksëagen, BASF, BMW, Bayer, Merck dhe Ëacker.
“Është e rëndësishme që të vazhdojë komunikimi mes vendeve, që të dëgjojmë idetë dhe opinionet e të dyja palëve”, tha CEO i VW, Oliver Blume.
Nga ana e kompanisë farmaceutike Merck, e cila ka rreth 4600 punëtorë në Kinë, kompania “është e vetëdijshme për sfidat aktuale gjeopolitike dhe nevojën për dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv”.
Kina ishte partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë në vitin 2021, me një vlerë tregtare prej 246 miliardë eurosh.
/abcnews.al