U sulmua me thikë në supermarket: Përfundon operacioni i lojtarit të Serie A, mësohet gjendja e tij

schedule12:14 - 28 Tetor, 2022

schedule 12:14 - 28 Tetor, 2022

Në orët e vona të mëngjesit u krye një operacion në muskujt e shpinës për Pablo Mari, futbollistin spanjoll të Monza, i cili të enjten u godit me thikë bashkë me disa persona të tjerë brenda një supermarketi në Milano nga një person me probleme mendore.

Operacioni i tij ka përfunduar me sukses, ku do të qëndrojë në shtrat për monitorim rreth 2-3 ditë. Pablo Mari nuk do të jetë në fushën e blertë për të paktën 2 muaj./ h.ll/abcnews.al