Ermal Meta vjen si shkrimtar me “Domani e per sempre”, zgjedh vendlindjen e tij për të promovuar librin

schedule11:37 - 28 Tetor, 2022

schedule 11:37 - 28 Tetor, 2022

Ka zgjedhur Fierin, vendlindjen e tij për të prezantuar veten tashmë si shkrimtar. Ermal Meta po hedh hapat e parë në artin e të shkruarit dhe siç thotë botuesja e tij, Arlinda Dudaj ja ka dalë më së miri në këtë sprovë.

“Nesër e përgjithmonë” u prezantua në sallën e teatrit “Bylis” në Fier ku autori Ermal Meta rrëfeu për të pranishmit se si i lindi ideja për të shkruar këtë libër. Ai tha se ndër vitet që ka jetuar në Itali, ndjeu një tirrje të brendshme nga vendi i tij, derisa erdhi çasti për ta ndërmarrë këtë hap.

Libri “Nesër e përgjithmonë” flet për historinë e një personazhi Kajan, i cili rritet mes stuhisë së konflikteve të shek 20. Romani i vendos ngjarjet në periudhë pas Ludtës së Dytë Botërore, në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipërinë komuniste teksa personazhet udhëtojnë nga burgu i Spaçit e deri në Amerikën e largët.

Sipas botueses së tij Arlinda Dudaj, Meta ia ka dalë më së miri në këtë sprovë të re. Prezantimi i librit “Nesër e përgjithmonë” u mundëua nga Konsullata e Pëgjithshme e Italisë në Vlorë në kuadër të Javës së XXII të gjuhës italiane nëpër botë, ndërkohë që prezantimi i librit u shoqërua edhe nga performanca artistike e kantautorit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!