Gjykata e Lartë ka refuzuar lirmin nga burgu të ish-shefit të policisë së Lezhës, Leonard Palushi, i cili ua arrestua disa muaj më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Palushi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” me argument arsyet familjare dhe faktin se sipas mbrojtjes, prokuroria kishte mjaftueshëm kohë për të mbledhur prova e ta dërgonte çështjen në gjykim.
Leonard Palushi, ish-shefi i krimeve në Elbasan, u arrestua në mega-eperacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Rrëfimi i Nuredin Dumanit solli zbërthimin e 8 banda kriminale. Sakaq, Palushi akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Lexo edhe: Në shërbim të bandave, si i çorientonte hetimet ish-shefi i policisë Leonard Palushi
Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga abcnews.al bëhet me dije sesi ish-shefi ka orientuar gabim hetimet për vrasjen e Emiliano Ramazanit në Elbasan në vitin 2020. Grupi hetimor ka faktuar lidhjen e Palushit me Erjon Alibej. Polici ka ndihmuar Alibejn që të fusin në kurth Seit Manhasën dhe të birin me Talo Çelën.
Në dosje sqarohet se me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Nuredin Dumani, tashmë bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se Alibej donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. /abcnews.al