Kryeministri Edi Rama dhe presidentoja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kanë shprehur pritshmëritë e tyre për samitin e 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.
Rama tha se pritshmëria e tij është që udhëheqësit e Europës të mbërrijnë në Tiranë dhe të diksutohet çfarë duhet bërë për rajonin.
“Pritshmëria ime është që të vijnë njëherë të gjithë këtu, të zbresin në Tiranë të gjithë udhëheqësit e Europës, se këta të Ballkanit kanë ardhur shpesh. Duke qenë një samit i fokusuar në Ballkanin Perëndimor të diksutojmë për këto tema dhe të shohim çfarë shtë bërë dhe çfarë duhet bërë. Pavarësisht se ne nuk jemi BE atë e-në na e kanë kuptuar mirë. Jemi europianë. Besoj që kemi bërë avancime historike në raportin e Shqipërisë me BE dhe rajonin”, tha Rama.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se do diskutohet situate gjeopolitike dhe shprehu bindjen se mikpritja e shqiptarëve nuk do të jetë zhgënjyese.
“Pritshmëritë tona janë që ne do të diskutojmë situatën gjeopolitike. Në qendër të diskutimeve do të jetë lufta që Rusia po bën në Ukrainë dhe ne do të qëndrojmë krah Ukrainës për sa kohë duhet. Do të keni edhe tema të tjera si infrastruktura dhe si do vijojmë të trajtojmë krizën. Do diskutojmë edhe zhvillimin ekonomik dhe çështjete aktuale. Një gjë që e di që është nuk do të zhgënjehem është mikpritja e mrekulleshme e Shqipërisë dhe besoj që ka për të qenë një samit i këndshëm”, tha Von der Leyen. /abcnews.al