Reperi i njohur, Don XhonI, është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë mbrëmjen e djeshme.
Sipas mediave vendase, reperit i është gjetur një armë e llojit, pistoletë, për të cilën nuk kishte pasur leje. Më konkretisht, arma iu gjet në makinën e tij të tipit BMW.
Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Gjatë këtij viti, ai është ndaluar disa herë nga Policia për armëmbajtje pa leje./abcnews.al