Fjoralba Ponari është një nga vajzat më aktive të televizionit shqiptar. Kjo ka bërë që ajo të ketë edhe shumë ndjekës në Instagram.
Së fundmi, Fjori i ka dhënë mundësinë atyre të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim që ato kanë qenë të shumta.
Ndër të tjera, dikush e ka pyetur moderatoren nëse ajo do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” dhe ajo ka thënë ‘jo’, duke theksuar se ka një jetë shumë intensive dhe nuk e ka luksin e kohës që të ngujohet brenda 4 mureve.
“Jeta ime jashtë është shumë intensive dhe me përgjegjësi që kërkon mbikqyrjen time. Nuk e kam luksin e kohës fizike që të ngujohem brenda 4 muresh”, ka shkruar mes të tjerash Fjoralba.
Sa i përket shtatzënisë së Einxhelit, Ponari u ndje shumë e bezdisur dhe i bëri thirrje fansave të respektojnë privatësinë e saj./abcnews.al