Princesha e Uellsit ka veshur disa fustane të paharrueshme. Me kalimin e viteve, stili i Princeshës Kate është përmirësuar dhe ajo vetë duket se di të shkëlqejë me kombinimet e duhura të veshjeve dhe aksesorëve nga shtëpitë e mëdha të modës, pjesë ‘vintage’ dhe artikuj nga markat me buxhet të ulët.
Majin e kaluar Middleton tërhoqi shumë vëmendje me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Top Gun: Maverick” në Leicester Square në Londër. Mamaja e dashur e Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis doli me një fustan të mrekullueshëm bardh e zi Roland Mouret me shpatulla të hapura. Ajo e kompletoi look-un e saj me një palë vathë diamanti të mbështjellë me ar, ndërsa mbante një çantë të vogël.
Fustani ishte i sezonit të kaluar dhe shumë i vështirë për t’u gjetur. Ai ishte i disponueshëm vetëm në dyqanet me qira të veshjeve luksoze, por tani jo më!
Tashmë, marka ka rilançuar fustanin e famshëm të quajtur “Candy” i cili kushton 1000 euro në të gjitha përmasat dhe po shitet me ritme të çmendura./abcnews.al
View this post on Instagram