Sot do të ndodhë eklipsi diellor, mësoni në çfarë ore dhe ku mund ta shihni

schedule09:35 - 25 Tetor, 2022

schedule 09:35 - 25 Tetor, 2022

Ditën e sotme, më 25 tetor, do të ndodhë një eklips i pjesshëm diellor dhe do të jetë i dukshëm në hemisferën veriore, në Afrikë, Azi dhe Evropë, duke përfshirë edhe vendin tonë, duke filluar pak pas mesditës. Eklipsi i ardhshëm diellor që do të jetë i dukshëm në vendin tonë do të jetë në vitin 2027.

Faza maksimale e eklipsit do të shihet në Rusinë Qendrore dhe Siberinë Perëndimore, ku Hëna do të mbulojë rreth 85% të diskut diellor. Në rajonin tonë kohëzgjatja e eklipsit do të jetë afërsisht 2 orë e 15 minuta. Eklipsi do të nisë në orën 12:36, mbulimi maksimal i diskut diellor (pothuajse 38%, një përqindje që do të arrijë në 46% në kufirin verilindor të vendit) do të ndodhë në orën 13:43 dhe fenomeni do të përfundojë në 14:51 .

Një eklips i pjesshëm ndodh kur Hëna vjen midis Tokës dhe Diellit, duke mbuluar vetëm një pjesë të yllit tonë. Edhe atëherë, eklipsi nuk mund të vëzhgohet në mënyrë të sigurt direkt me sy të lirë (ekziston rreziku i dëmtimit serioz), por përmes dylbive ose teleskopit me një filtër të veçantë diellor.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!