Kryeministri japonez Fumio Kishida tha në një deklaratë ditën e sotme se përdorimi i amëve bërthamore nga Rusia do të shihej si një “akt armiqësor ndaj njerëzimit”, sipas The Guardian.
Kishida, i cilësoi deklaratat e Vladimir Putinit si “thellësisht shqetësuese”.
“Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore është një problem serioz për paqen dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar dhe absolutisht i papranueshëm”, tha ai.
Kishida do të presë liderët nga vendet e G7 në maj të vitit të ardhshëm në Hiroshima, ku një bombë bërthamore u hodh nga ushtria amerikane në gusht 1945.
Qyteti i Nagasaki u godit tre ditë më vonë.
/abcnews.al